Ngritja e SPAK, deri tani janë intervistuar 7 kandidatë

Ngritja e SPAK, deri tani janë intervistuar 7 kandidatë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po interviston prokurorët që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të organizuar.

Procesi i intervistimit është faza e fundit që realizon “qeveria e prokurorëve”, e cila brenda javës pritet të listojë kandidatët, sipas aftësive të tyre profesionale dhe kontributit që gjithsecili ka dhënë në drejtësi, ç’ka do të ndikojë më pas dhe ne emërimin përfundimtar të emrave që ia dalin të kalojnë me sukses filtrin e trefishtë të kontrollit.

Deri tani janë intervistuar 7 prokurorë Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini, Arben Kraja, Besim Hajdarmataj, Besnik Muçi, Doloreza Musabelliu dhe Donika Prela.

Gjatë seancave të intervistimit prokurorët janë pyetur nëse kanë marrë kërcënime gjatë ushtrimit të detyrës, janë vënë nën presion nga eprori, ju kanë rrjedhur sekretet e dosjes, cilat janë dosjet me problematike që kanë hetuar, dhe nëse kanë marrë ndonjëherë masë disiplinore.

Seancat e intervistimit janë monitoruar nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu nuk kanë nguruar të pyesin kandidatët, sidomos ata që kanë hetuar dosje të bujshme, të cilët janë bere edhe objekt debati publik.

Në ditët në vijim pritet të intervistohen edhe 14 kandidatë nga 23 prokurorë që garojnë gjithsej për SPAK, 10 prej të cilëve e kanë kaluar shkallën e parë të vettingun, një është shkarkuar nga detyra, ndërsa 12 të tjerë, presin të përballen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...