Obama, letër falënderimi këngëtares shqiptare

Obama, letër falënderimi këngëtares shqiptare
Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama i ka dërguar një letër këngëtares me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, pasi pak javë më parë Bebe performoi në një koncert të organizuar nga Michelle Obama.

Bëhet fjalë për “2019 College Singing Day”, që është pjesë e një fushate të cilën Obama e filloi në vitin 2014 si përpjekje për të inkurajuar studentët për të ndjekur arsimin e lartë.

Michelle Obama i shkroi një letër asaj duke e falënderuar për përkrahjen që i dha këtij eventi. Këngëtarja me origjinë shqiptare duke postuar një foto në rrjete sociale të letrës.

Duke shpresuar se edhe në të ardhmen do të kenë mundësi të punojnë së bashku, Michelle dhe Barack Obama i urojnë më të mirat Bebe Rexhës.

loading...
loading...