PD: Avokati i Popullit faktoi denoncimet tona për 30 qershorin, Rama gradon policët e kapur në vjedhjen e votave

PD: Avokati i Popullit faktoi denoncimet tona për 30 qershorin, Rama gradon policët e kapur në vjedhjen e votave
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. Me anë të ish-deputetit, Xhemal Gjunkshi, PD ngre pretendime se Avokati i Popullit në raportin si institucion kanë vërtetuar pretendimet e ngritura nga PD në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Gjunkshi ka thënë se të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën e policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga raporti i Avokatit të Popullit.

Më pas ish -deputeti i PD shton se policët dhe drejtuesit  të policisë, sipas tij, “të kapur në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të arrestohen, janë graduar nga Edi Rama për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës”.

Ish-deputeti i PD për qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar faktin sipas tij se në votimet farsë moniste të 30 qershorit, në zonën e Dibrës, edhe pse duhet të ishin në burg, pjesëmarrës direkt në krah të Partisë Socialiste ishin policët që u kapën në përgjimet e Bild.

“Të cilët jo vetëm i bëjnë karshillëk drejtësisë, por edhe kanë dhunuar qytetarët në këtë ditë ashtu siç bënin edhe në përgjimet tashmë të publikuara ku shantazhonin dhe kërcënonin administratën. Jo vetëm kaq por këta drejtues policie kanë mashtruar Avokatin e Popullit për kohën e arrestimit të personave të ndaluar”, - tha z.Gjunkshi.

loading...
loading...