Përplasen automjetet në dalje të Elbasanit, dy të plagosur

Përplasen automjetet në dalje të Elbasanit, dy të plagosur
Dy persona u plagosën pas përplasjes së tri automjeteve në dalje të qytetit të Elbasanit.

Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur sot pasdite në aksin e rrugës Elbasan -ish-Kombinati Metalurgjik.

Në këtë aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe dy autovetura.

Për shkak të këtij aksidenti aksi ka mbetur i bllokuar për disa minuta, ndërsa policisë iu deshën disa minuta për disiplinimin e trafikut dhe rikthimin e normalitetit.

Ndërkaq po hetohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...