Presidenti uron Mitsotakisin: Progresi i Greqisë, i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje

Presidenti uron Mitsotakisin: Progresi i Greqisë, i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në një status në rrjetin social, Meta deklaron se ka diskutuar me fituesin e zgjedhjeve në shtetin fqinj dhe e ka uruar atë në detyrën e re.

“Kënaqësi t’i uroja sot gjatë një bisede telefonike, shumë suksese, kryeministrit të ri të Greqisë, z.Kyriakos Mitsotakis.

Shpresëplotë se marrëdhëniet mes dy shteteve tona do të fuqizohen akoma më shumë në interes të dy popujve tanë.

Progresi i Greqisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që jetojnë atje dhe për të ardhmen e përbashkët europiane. /l.k./

loading...
loading...