Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Policia sekuestroi armën e gjahut tip çifte me municion.
“Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje. Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë".
Policia thotë se shtetasi E.A ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".
Tashmë ai akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kanosja".
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton zyrtarisht policia. /l.k./
Foto Google