Reagon edhe KE për zgjedhjet: Institucionet të përqëndrohen tek reformat dhe rekomandimet

Reagon edhe KE për zgjedhjet: Institucionet të përqëndrohen tek reformat dhe rekomandimet
Komisioni Europian ka reaguar lidhur me zgjedhjet e 30 qershorin duke deklaruar se zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.

Përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç, KE shprehet se "ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit".

Komisioni Europian ka apelur sërish përmes Koçijançiç që qeveria dhe opozita të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

"Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, deklaron Koçijançiç.

 

loading...
loading...