Sekuestrohen 2500 koli cigaresh kontrabandë në Durrës, vlera e mallit kap shifrën e qindra milionëve lekë

Sekuestrohen 2500 koli cigaresh kontrabandë në Durrës, vlera e mallit kap shifrën e qindra milionëve lekë
Janë sekuestruar në portin e Durrësit 2494 koli cigaresh, të cilat ishin bërë gati për transport kontrabandë.

“Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa të markës “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”, thuhej në njoftimin e autoriteteve.

Ndërsa vlera e mallit të sekuestruar nëse do të dilte në treg përllogaritet afro 184.6 milion lekë.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

 

 

loading...
loading...