"Si u zbulua shifrat, që 85% e shqiptarëve nuk morën pjesë në votime"

"Si u zbulua shifrat, që 85% e shqiptarëve nuk morën pjesë në votime"
Nënkryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nga studio e emisionit “5 Pyetje me Babaramon” në Report Tv ka shpjeguar edhe mënyrën se si opozita arriti në përfundimin se 85 për qind e shqiptarëve nuk kanë votuar duke braktisur kryeministrin Edi Rama.

Vasili, tha se opozita ka qenë e pranishme në 3950 qendra numërimi me kamera, e ndërsa në pjesën tjetër të tyre, kanë qenë të pranishëm përfaqësues të këtyre forcave politike ose familjarë të tyre.

“Procesi është monitoruar nga ne, online. Pse vetëm ju keni kamera, ne s’kemi?

E kemi bërë në 3950 prej tyre, ndërsa tek qendrave të votimit rrinin familjarët tanë. Kemi pasur plot mënyrë të tjera.

KQZ në historinë e saj, nuk ka ndodhur kurrë atë që ka ndodhur dje. Çuditërisht KQZ iu prish sitemi onliine dhe flisnin në celular”, u shpreh Vasili.

loading...
loading...