“Sot jam në modë!” Rama flet për veten dhe stilin e veshjes më 30 qershor, “meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje”

“Sot jam në modë!” Rama flet për veten dhe stilin e veshjes më 30 qershor, “meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje”
Kryeministri Edi Rama shquhet për veshjet e çuditshme, aq sa më 30 qershor kur shkoi të votonte, për mediat e huaja, sidomos për ato të vendeve fqinje, bëri shumë bujë mënyra sesi ai ishte veshur sesa deklarata politike, pasi bëhej fjalë për një garë për konkurrentë.

Rama ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”, ku edhe ka komentuar veshjen e tij.

Gazetarja e kësaj gazete Letizia Tortello e prezanton kështu në hyrje të intervistës:

”Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një studio artisti, çdo faqe muri është e pikturuar. Paleta bojërash vaji, markera dhe pastele zënë skrivaninë. Ai është ulur dhe vizaton forma të ngjashme me kafshë imagjinare. Të dielën u mbyllën pa dhunë zgjedhjet më të vështira që nga fundi i komunizmit.

Është një fitore e madhe, edhe për mua”, kërkon të thotë.

Por, vetëm një në pesë shqiptarë votoi. Rama, 54 vjeç, flet një italishte të përkryer (meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje – siç thotë).

Në intervistën e tij Rama pasi ka kritikuar rolin e opozitës dhe të presidentit, bëri shaka për mënyrën e veshjes, më 30 qershor, kur ai shkoi bashkë me bashkëshorten të votonte:

“Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.

Veshja e Kryeministrit Rama më 30 qershor bëri bujë të madhe në mediat greke. Disa prej tyre ironizuan me sarkazëm, duke propozuar që pas kësaj veshje nga ana e një kryeministri, të dorëzohen të gjithë ata që pretendojnë se njohin modën.

loading...
loading...