“Teatër zgjedhor”, PS çon në Kolegj 4 bashki për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve

“Teatër zgjedhor”, PS çon në Kolegj 4 bashki për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve
Duke dashur t’i vërë vulën e njohjes votimeve të 30 qershorit Partia Socialiste ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor katër padi për shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë

Padia e Partisë Socialiste është për bashkitë: Ura Vajgurore, Konispol, Devoll dhe Kuçovë.

Partia Socialiste i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të shprehet, pasi KQZ nuk mundi t’i shpërndajë mandatet.

PS-ja do të dërgojë në Kolegjin Zgjedhor padi për të gjitha bashkitë e djathta.

Kryetarët e rinj të bashkive nuk nisin dot detyrën pa u betuar në këshillin bashkiak.

Foto Google

loading...
loading...