TRAGJIKE/ Humbin jetën dy fëmijët e mitur në aksident, babai në timon po bënte video në Facebook

TRAGJIKE/ Humbin jetën dy fëmijët e mitur në aksident, babai në timon po bënte video në Facebook
Një aksident tragjik si pasojë e një gabimi njerëzor I ka marrë jetën dy të miturve në Itali.

Vëllezërit të moshës 9 dhe 13 vjeç  humbën jetën gjatë përplasjes, teksa i ati po i jepte makinës duke bërë një video live në Facebook.

13-vjeçari, Francesko Provenzano, dhe vëllai i tij 9-vjeçar Antonino humbën jetën në aksidentin rrugor në autostradën A29, në Alcamo (Trapani Itali).

Në timon të makinës së tij tip “BMW”, që është përplasur ishte i ati i tyre Fabio, 34 vjeç.

Siç mëson noa.al, ky i fundit po bëntë një video live gjatë kohës që po i jepte makinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrëfikëse, policë dhe ndihma e shpejtë.

Vëllai më i vogël është transportuar në repartin e neuro-reanimacionit në spitalin e Villa Sofia-së, por gjendja e tij kaq qenë shumë e rëndë dhe ka humbur jetën në spital.

Në videon e postuar në rrjetet sociale duket fytyra e të atit dhe më pas videoja bëhet e zezë.

Mësohet se babai i dy të miturve ka mbetur i plagosur dhe është në luftë për jetën.

 

loading...
loading...