Transferimi/ Hysaj “xhiron në vakum”, thuhet se edhe gjermanët e rusët duan shërbimet e shqiptarit

Transferimi/ Hysaj “xhiron në vakum”, thuhet se edhe gjermanët e rusët duan shërbimet e shqiptarit
Shqiptari do të largohet nga Napoli, por destinacioni është ai që mban peng të ardhmen e tij.

Skuadrat që duan kapitenin e kombëtares janë të shumta dhe kësaj liste i shtohet edhe një tjetër emër. Ai ka të bëj me gjermanët e Schalke 04 dhe natyrisht ky nuk është i vetëm.

Skautët e Zenit kërkojnë informacione për Hysajn dhe ndjekin me vëmendje zhvillimet rreth mbrojtësit të Napolit.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid është gati ta prezantojë në "Wanda Metropolitano" 25 vjeçarin, por italianëve nuk i ka pëlqyer kjo ide.

Priten zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së shqiptarit që pëlqehet edhe nga Juventus e Roma, skuadra që janë të gatshme të paguajnë mirë për të por deri tani duket se transferimi i Hysajt nuk është as më shumë e as më pak “xhirim në vakum”. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...