Trauma pas vrasjes së të vëllait, vdes 59-vjeçari

Trauma pas vrasjes së të vëllait, vdes 59-vjeçari
Vëllai i Gramoz Nakos, i cili u ekzekutua tre ditë më parë nga kunati i tij, ka humbur jetën.

Rasin Nako 59-vjeç u shua pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila u rëndua pas përjetimit që ai pati për vrasjes e të vëllait.

Gramoz Nako, 57 vjeç u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij në Korçë. Pas hetimeve rezultoi se ai u vra nga kunati i tij, Sefedin Zenellari, i cili një ditë pas krimit vrau edhe veten.

Sipas policisë Zenellari u mbyll në një dhomë të shtëpisë ku jetonte i vetëm dhe përdori të njëjtën armë me të cilën dyshohet se vrau kunatin disa orë më herët. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...