Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, dyshohet të përdorura në disa ngjarje kriminale

Zbulohet arsenal armësh në Elbasan, dyshohet të përdorura në disa ngjarje kriminale
Një arsenal armësh të sofistikuara është sekuestruar nga policia në qytetin e Elbasanit më 1 korrik.

Plot 7 kallashnikovë, 5 pistoleta dhe fishekë, të cilët janë gjetur mes shkurreve, pranë rrugës nacionale në Papër.

Armët janë gjetur një ditë pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho më datë 30 Qershor, pas një informacioni që policia mori nga një banor i zonës.

Arsenali i armëve është dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik për të zbuluar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit apo zona të tjera, pasi dyshohet se mund ti përkasin grupeve kriminale që veprojnë në zonë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...