Ndërkohë, drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Ibrahimaj bëri me dije edhe rezultatet më të fundit të luftës kundër informalitetit.
Aksioni i këtij viti kundër informaliteti nisi më 4 korrik dhe shkeljet më të shpeshta që u evidentuan ishin mos lëshimi i kuponin tatimor dhe mosdeklarimi i punonjësve.
Konsultimi publik mbi projektligjin për Fiskalizimin do të vazhdojë deri në fund të muajit gusht. Për këtë, të gjitha grupet e interesit dhe opinioni në tërësi janë ftuar të japin komentet dhe sugjerimet e tyre. Krahas platformave online:
?http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/195
?https://www.tatime.gov.al/c/424/fiskalizimi
do të zhvillojmë konsultime me grupe të ndryshme të interesit në MFE, sipas kalendarit më poshtë:
✅20 Gusht – Takim me kontabilistët
✅22 Gusht – Takim me biznesin e IT-në
✅23 Gusht – Takim i Këshillit Tatimor
✅27 Gusht – Takim me shoqatat e biznesit
✅28 Gusht – Takim me Shoqatën e Bankave
✅29 Gusht – Takim i Këshillit të Investimeve