Krijmtarinë e tij Xhuvani e ka nisur që në vitin 1991 me filmin “Bardhe e Zi” dhe është autor i 15 filmave. Ai është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani, ka tronditur jo pak opinionin publik shqiptar por edhe atë të artit dhe kinematografisë. Xhuvani ishte pjesë e një brezi të artistësh shqiptarë që krijuan dhe kontribuan në fushën e kinemasë, filmit televiziv dhe atij serial pas viteve ’90.; Pa dyshim, ai ishte regjisori më i spikatur i gjeneratës së artistëve të pas viteve 90. Por, cili është kontributi dhe jeta e ish-regjisorit të ndjerë?
Gjergj Xhuvani lindi në Tiranë në vitin 1963. Ai ishte djali i shkrimtarit të famshëm Dhimitër Xhuvani, i cili u nda nga jeta 10 vite më parë. Gjergji u diplomua në Akademinë e Arteve në vitin 1986. Për katër vite me rradhë ai punoi si asistent regjisor dhe në moshë relativisht të re drejtoi filmin e tij të parë ‘’Bardh e Zi’’ në vitin 1990, ku shkroi edhe skenarin e tij.
Xhuvani bashkëpunoi me bashkëshorten e tij Luiza Xhuvanin, në disa filma të tij. Në vitin 1995, ai prodhoi filmin “Dashuria e fundit’’, ku Luiza luante rolin e një prostitute. Më pas ai prodhoi në vitin 1999 ‘’Funeral Business’’ duke kontribuar si producent dhe skenarist.
Kulmi i karrierës së tij regjizoriale erdhi në vitin 2001, kur ai drejtoi dhe nxori në ekran filmin e njohur ‘’Parrullat’’, një komedi-dramatike nga epoka e diktaturës. Ky film bashkoi një numër aktorësh të njohur të ekranit shqiptar, si: Birçe Hasko, Agim Qirjaqi, Artur Gorishti, Luiza Xhuvani, Fadil Kujovska, Marko Bitraku, Niko Kanxheri etj. Filmi pati sukses dhe u hyri në listën e ‘’Çmimeve Oskar për Filmin më të mirë të Huaj’’ në vitin 2002.
Xhuvani vazhdoi të prodhonte filma të tjerë interesantë si: “I dashur armik” (2004) dhe “Lindje- Perëndim- Lindje” (2008), ku u vlerësua pozitivisht nga kritika dhe u përfshi për herë të dytë në listën e filmave të huaj më të mirë për çmimet Oskar’ në vitin 2009. Gjergj Xhuvani ndërroi jetë teksa po punonte për xhirimin e filmit ‘’Liqeni im’’. Arti dhe kinematografia shqiptare humbën sot një nga figurat më të nderuara, i cili i dha dimension të ri filmit shqiptar edhe në periudhën e vështirë të demokracisë.
Bibliografia krijuese e Gjergj Xhuvanit
Regjisor
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 5 seri
Lindje, perëndim, lindje – (2008)
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardhë e zi – (1991)
Skenarist
Në kërkim të kujt – (2011) telefilm me 10 seri
I dashur armik – (2004)
Parullat -(2001)
Funeral Business – (1999)
Dashuria e fundit – (1995)
Një ditë nga një jetë – (1994)
E diela e fundit – (1993)
Bardh e zi – (1991)
Producent
Funeral Business – (1999)
Një ditë nga një jetë – (1994)
Aktor
Edhe ne luftuam – (1981) (TV)
Hijet që mbetën pas (1988)