500 djem dhe burra abuzohen seksualisht dhe torturohen në një godinë që dihej se ishte shkollë

500 djem dhe burra abuzohen seksualisht dhe torturohen në një godinë që dihej se ishte shkollë
Policia e Nigerisë thotë se ka shpëtuar rreth 500 burra dhe djem nga një ndërtesë, në qytetin verior të Kaduna, ku dyshohet se u torturuan.

Ata u gjendën në ndërtesën e një shkolle islamike, dhe në mesin e tyre kishte një numër të madh të fëmijëve.

Disa u gjetën të lidhur me zinxhirë, tha policia.

Shefi i policisë në Kaduna, Ali Janga, i tha BBC-së, se ndërtesa u sulmua pasi që autoritetet morën informacionin mbi një aktivitet të dyshimtë.

Ai e përshkroi atë si një "shtëpi torturash" dhe një vend të skllavërisë njerëzore.

Të ndaluarit thanë se ishin torturuar, abuzuar seksualisht, ishin të uritur dhe e kishin të ndaluar të largoheshin nga ndërtesa.

Disa prej tyre kishin qëndruar aty për disa vjet. Në mesin e robërve kishte edhe fëmijë pesë vjeç, tha policia.

Nuk është ende e qartë se si përfunduan në atë ndërtesë.

VIDEO