Aksidenton për vdekje të riun këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar

Aksidenton për vdekje të riun këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar
Makina përplas për vdekje një 29-vjeçar, kalimtar në rrugë. Pas aksidentit të rëndë policia prangosi shoferin.

Aksidenti rëndë më pasojë vdekjen e të riut, ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Ai raportohet se ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë teksa po kalonte rrugën.

Viktima i identifikuar si Fatmir Pervataj, 29 vjeç, sipas policisë, ishte nga Tropoja.

Policia tha pas ngjarjes, se ka ndaluar drejtuesin e mjetit E. M, 19 vjeç, i cili dyshohet se po ecte me shpejtësi tepër të lartë.

Njoftimi i policisë

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Afp.al/

loading...
loading...