Çfarë po ndodh te rrugët? Drejtoresha e ARRSH dorëhiqet pas dy javësh në detyrë!

Çfarë po ndodh te rrugët? Drejtoresha e ARRSH dorëhiqet pas dy javësh në detyrë!
Vasilika Vjero, e cila më 20 shtator, u emërua në krye të ARRSH-së, raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion.

Kështu, më pak se dy javë pas marrjes së detyrës, Vjero, ka paraqitur dorëheqjen, nga institucioni, ku zëvendësoi Sonila Qaton.

Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes, por dy jave me pare dha dorëheqjen edhe Sonila Qato, te cilen e zevendesoi Vjero.

Për postin e kreut të ARRSH-së, pas dorëheqjes së Qatos, ishin Vasilika Vjero dhe Mirlinda Karçanaj.

Vasilika Vjero ka qenë drejtoreshë e përgjithshme e tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo është larguar nga kjo detyrë.

Ajo ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave.

loading...
loading...