"Dikur një emigrant, Bledar Kola tani shef i njohur në të gjithë botën!"

"Dikur një emigrant, Bledar Kola tani shef i njohur në të gjithë botën!"
Bledar Kola, nga “Mullixhiu”, ndau historinë e tij frymëzuese mbrëmë në “Shtëpinë e Evropës”.

Ambasada e BE-së në Tiranë e vlerësoi si një histori suksesi shqiptarin.

"Udhëtimi i tij drejt famës ndërkombëtare në kulinari ka qenë një rrugëtim sfidues, plot punë të palodhur dhe orë të gjata. Në fund, të gjitha sakrificat, përkushtimi dhe pasioni për ëndrrën e tij padyshim që janë shlyer, duke e vendosur pikëpamjen e tij moderne mbi kuzhinën shqiptare në hartën gastronomike dhe në disa prej udhërrëfyesve më të njohur të kulinarisë në botë!"

"Është kënaqësi të shohësh njerëz si Bledar të kthehen në Shqipëri, sepse ai i ka dhënë këtij vendi më shumë se sa thjesht ushqim të shkëlqyer, ai është një dritare në jetën dhe traditën shqiptare për të gjithë ata që kanë kënaqësinë të shijojnë gatimet e tij! Bledari, me historinë e tij frymëzuese, po bëhet më shumë se sa një shembull për të rinjtë në Shqipëri, por edhe për ata evropianë!", thuhej në mesazhin e Ambasadës së BE-së, në Tiranë.

loading...
loading...