Ekzekutim mafioz në Lushnjë

Ekzekutim mafioz në Lushnjë
Ekzekutim mafioz është kryer mëngjesin e së martës në Lushnje. Viktima Besnik Hida, rreth 40 vjeç, ka qënë duke pirë kafe në katin e dytë të një lokali, në lagjen “Skënder Libohova”, kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Në momentin e atentatit rreth orës 08.15 në lagje ka pasur lëvizje të shumta të qytetarëve, të cilët pohuan jashtë mikrofonit se panë dy persona të maskuar brenda një automjeti ngjyrë gri. Mbi viktimën janë lëshuar rreth 20 plumba, të cilët i kanë marrë jetën në vend. Ai është pronar i një varrezë makinash në by passin Pluk-Saver.

Hida është daja i Zamir Latifit, i cili mbeti i vrarë dy vite më parë së bashku me Orgest Hoxhën. Atentatorët ende nuk janë gjetur dhe ngjarja nuk është zbardhur. Familjarët e viktimës së sotme kanë debatuar me policinë, pasi sipas tyre, kishin dy javë që kishin dyshime për kryerjen e këtij atentati dhe kishin vënë në dijeni policinë, por kjo e fundit nuk mori masa.

Ngjarja e sotme është zinxhir i vrasjeve të ndodhura në Lushnje midis grupeve rivale, të Aldo Bares dhe dy fiseve Haxhiu dhe Taullau.

 

loading...
loading...