Enea Mihaj: Edhe pse në shtëpinë time flitet greqisht zgjodha Shqipërinë, një ditë dua të bëhem kapiten

Enea Mihaj: Edhe pse në shtëpinë time flitet greqisht zgjodha Shqipërinë, një ditë dua të bëhem kapiten
Enea Mihaj është bërë një nga lojtarët që është gjithmonë prezent në kombëtaren shqiptare në kohët e fundit. I thirrur nga Christian Panucci, mbrojtësi pranoi ftesën e tij dhe që nga ai moment është thirrur  gjithmonë edhe pse nuk ka pasur shumë hapësira për të luajtur.

Gjatë merkatos së kaluar ai firmosi me gjigandët e PAOK-ut

Mihaj tregon se dëshiron të jetë kapiteni I kombëtares në të ardhmen.

“Unë besoj se shumë shpejt do të filloj të luaj me Kombëtaren dhe një ditë besoj se do të jem kapiteni i Shqipërisë”.

Lidhur mes dilemës për zgjedhur Shqipërinë apo Greqinë, ai tha, "kur një njeri rritet në një shtet tjetër, rritet shkollohet atje është edhe grek edhe shqiptar, flas me mamin me babin greqisht dhe atë që të bësh ta bësh me gjithë shpirtin, shpirti im ishte të vija me Shqipërinë”.

PAOK-u dhe Kombëtarja: “Jam me Kombëtaren që 20 vjeç. Dua të vazhdoj të bëj gjëra më të mëdha, dy vitet që vijnë do tregoj çfarë di të bëj vërtetë.

Mihaj i përket brezit të ri të Kombëtares kuqezi. "Pamë ca lojtarë të rinj si Manaj, Gjasula, Bare në skuadër. Dhanë shpejtësi, dëshirë, duhen edhe lojtarë me eksperiencë”, u shpreh Mihaj.

Kombëtarja vijon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese Euro 2020, ndaj Turqisë më 11 Tetor dhe Moldavisë tre ditë më pas. /Afp.al

loading...
loading...