Ermonela Jaho, jehonë në Spanjë: Një nga zërat më të mirë ndërkombëtare të momentit (FOTO)

Ermonela Jaho, jehonë në Spanjë: Një nga zërat më të mirë ndërkombëtare të momentit (FOTO)
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, vlerësohet nga shtypi spanjoll si një nga zërat më të mire ndërkombëtarë të momentit.

Ermonela ka ndarë me ndjekësit e saj, një koment nga media spanjolle, "Elespanol.com", mbi suksesin e saj.

Ja çfarë shkruan shtypi spanjoll për Ermonela Jahon:

"Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të na emocionojë."

"Ajo është një artiste e kompletuar, e cila të bën të dorëzohesh përpara pianisimo-ve të saj (akute) dhe besueshmerisë në regjistrin e ulët. Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë e saj muzikore kombinohen me përbindëshin aktrues perbrenda saj."

"Ajo e kontrollon këtë përbindesh gjithë kohës për t'ia ofruar shikuesit në shkëmbimin e parë. Kjo ishte arsyeja pse hyrja e saj e parë qiellore, në fillim të veprës, u vlerësua nga publiku. Kjo është arsyeja pse vdekja e saj, në aktin e tretë, ishte prekëse."

"Jaho është, pa dyshim, një nga ata zërat e shkëlqyer që hedhin magjinë e vete mbi ajrin magjik që rrjedh në kutinë e bukur skenike të Liceu, një teatër që krenohet të kërkojë dhe tërheqë zërat më të mirë ndërkombëtare të momentit. Mision i kryer."

loading...
loading...