Fushë-Arrëz/ Zbulohet parcela me kanabis, kapen armë e municione, tre të rinj në pranga

Fushë-Arrëz/ Zbulohet parcela me kanabis, kapen armë e municione, tre të rinj në pranga
Finalizohet operacioni i koduar "Arat", operacioni i policisë së Rajonit Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia tha se pas kontrollit në një pyll të Fushë-Arrëzit, gjeti një parcelë më lëndë narkotike, si dhe sekuestroi armë e municione. Pas hetimeve në pranga përfunduan shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Policia tha se gjithashtu do të procedohet penalisht dhe kryeplaku i fshatit ku u zbulua parcela, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”, shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, banues në Fushë-Arrëz; A. M., 28 vjeç dhe E. M., 37 vjeç, banues në Laç.

Si dhe është proceduar penalisht  shtetasi M. M., 61 vjeç, banues në fshatin Arat, Fushë-Arrëz, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Arat e Mira, Fushë-Arrëz, në një zonë të pyllëzuar, policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lëndë narkotike, disa bimë të kultivuara, një armë zjarri automatike dhe municon luftarak.

Gjatë kontrollit policia ka kapur në flagrancë në vendin ku u gjet lënda narkotike tre shtetasit e lartpërmendur .

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Pukë për veprime të metejshme./Afp.al/

loading...
loading...