Hemorragji celebrale, shtrohet me urgjencë në spital avokati Maks Haxhia

Hemorragji celebrale, shtrohet me urgjencë në spital avokati Maks Haxhia
Shtrohet me urgjencë në spital avokati i njohur, Maks Haxhia.

Haxhia raportohet se ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Maks Haxhia është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur shumë personazhe të njohur në seanca gjyqësore.

Së fundmi ai ishte avokat mbrojtësi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe i Arbër Çekaj,  i akuzuari për 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të drogës së rëndë, futur në Portin e Durrësit disa kohë më parë. /Afp.al

loading...
loading...