I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi mbërrin në Prishtinë, pritet ta takohet me Thaçin dhe Kurtin

I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi mbërrin në Prishtinë, pritet ta takohet me Thaçin dhe Kurtin
I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka mbërritur në Kosovë.

Ai pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin, Hashim Thaçi.

Presidenca ka paralajmëruar se takimi pritet të mbahet në ora 13:00.

Ndërkohë, është raportuar se i dërguari i Trump do të takojë edhe kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin, që deri më tani sipas rezultateve zyrtare nga KQZ është fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Grenell gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Berlin së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer.

Grenell gjatë ditës së djeshme e ka takuar një zyrtar të lartë gjerman në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Berlin të cilin e ka informuar për qëllimin e kësaj vizite.

I dërguari special i presidentit amerikan nesër gjatë ditës pritet të qëndrojë në Beograd.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar për bisedimet e paqes midis Kosovës dhe Serbisë gjatë javës së shkuar.

Grenell, i cili përveç detyrave të reja, do të mbetet ambasador në Gjermani, por do të udhëheqë përpjekjet e Amerikës për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare paqeje që mund të rezultojë në njohjen e Kosovës nga Serbia./Afp.al

loading...
loading...