Integrimi në BE/ Rama: Grupi i prokurorëve KÇK (kap ça të kapësh), të shpallet në kërkim!

Integrimi në BE/ Rama: Grupi i prokurorëve KÇK (kap ça të kapësh), të shpallet në kërkim!
Kryeministri, Edi Rama,  sot nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë, në vend, pasi e cilësoi si edhe penguesin kryesor për integrimin e vendit tonë në BE.

Duke përmendur rastin e drejtorit të Kadastrës në Durrës, Rama tha se Kuvendi duhet të shpallë në kërkim grupin e prokurorëve dhe gjykatësve KÇK (kap ça të kapësh).

Ai i cilësoi ata sabotues të integrimit të vendit dhe të mjerimit të drejtësisë.

"Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingu-n, që e dinë që nuk e kalojnë vettingu-n dhe që kanë nxjerrë dhe një togfjaësh KÇK (kap çfarë të kapësh). Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu", theksoi Rama.

"Është e kotë ti bëjmë njëri-tjetrit predikime dhe nga tryezat e opozitës të ngrihemi dhe të fajësojmë qeverinë këtu,  apo nga tryeza e qeverisë të ngrihemi këtu dhe të justifikojmë. Vetingu kërkon disa vjet dhe nuk mund të durojmë që prokuror dhe gjykatës si ato të Durrësit të bëjnë kërdinë. Ka njerëz që po capërlohen në prokurori dhe gjykata", shtoi kreu i qeverisë.

Rama tha se KÇK sot është grupi më i madh kriminal në Shqipëri dhe duhet të shpallur në kërkim.

"Shpallja në kërkim e KÇK-së është objektivi që duhet të kemi në parlamenti një orë e më parë. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, prokurorë dhe gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë dot vetingun. Si mundet një prokuror të regjistrojë tokë të dhuruar në emër të gruas që paska qenë asistente e dikujt dhe ky dikush regjistron tokën 500 metra dhe prokurori e ka 5 mijë metra. Keni parë që dhuruesi të japë 100 fishin që ka. Keni ju ndonjë krushk, vjehërr?!", tha Rama në Kuvend.

Kryeministri replikoi edhe me deputetin opozitar, Myslym Murrizi, mbi këtë çështje.

Sa i përket Integrimit në BE dhe çeljes së negociatave, Edi Rama, shtoi se nuk ka kuptim që për Austrinë Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe për Gjermaninë, apo një vend tjetër jo, dhe as që Suedia vlerëson ecurinë me gjyqësorin e vendet e tjera jo. Kjo tregon edhe arsyen, se problemi është brenda BE-së, që nuk ka qenë e gatshme për çeljen e negociatave./Afp.al

loading...
loading...