Kishte marrë shumë dhurata kur ishte në detyrë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit të Korçës

Kishte marrë shumë dhurata kur ishte në detyrë, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit të Korçës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sotiraq Lubonja, ish-gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Korçës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 8 tetor mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit, i cili ishte njëherazi kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, sipas hetimeve të bëra nga KPK, rezultoi se gjyqtari i Korçës rezultonte se nuk justifikonte një pjesë të pasurisë së tij.

Në  deklaratën vetting i kishte shënuar si dhurata të bëra nga nëna dhe vjehrri i tij.

Raporti  i ILDKPI-së për këtë gjyqtar kishte konstatuar fshehje të pasurisë, mosdeklarim në deklarimet e tij në kuadër të vettingut, ku thoshte se ka marrë 4 mln lekë të reja dhuratë nga nëna e tij, të kursyera nga pensioni i saj si dhe 25 mijë dollarë nga vjehrri.

Gjithashtu, një llogari bankare prej 5 mijë e 500 dollarë është hapur në emër të djemve të tij, të cilat gjithashtu janë justifikuar si dhuratë nga gjyshi.

KPK shprehu rezerva për pasurinë e Lubonjës, pasi nuk ka dokumente justifikuese për dhuratat e marra në shuma të konsiderueshme monetare.

Edhe për banesën e dy katëshe me vlerë 2.5 mln lekë, KPK konstatoi mospërputhje nga deklarimet e 2003, lidhur me sipërfaqen e truallit, katet dhe deklarimet në vetting.

Kështu, siç ka ndodhur me të gjitha rastet e tjera deri tani, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk fal as në këtë rast, duke vendosur për shkarkimin e kreut të Gjykatës së Apelit, Korçë./Afp.al

loading...
loading...