Konflikti mes tyre ka marrë fund! Aurela Gaçe me vëllezërit Prifti ribashkohen dhe ndezin skenën

Konflikti mes tyre ka marrë fund! Aurela Gaçe me vëllezërit Prifti ribashkohen dhe ndezin skenën
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, nata e 5 tetorit bashkoi në një koncert Aurela Gaçen dhe vëllezërit Prifti.

Ata kishin bashkëpunuar më herët në një biznes të përbashkët, por kur e mbyllën atë, u tha se pati edhe një konflikt, që u pranua më vonë nga njëri prej këngëtarëve të njohur.

Ribashkimi i tyre në skenë, e ka ndezur atë, në një nga lokalet e Tiranës.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe ku të ftuarit specialë ishin Aurela Gaçe dhe vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.

Për disa orë rresht, ata ndezën skenën e një Club-i të kryeqytetit, i cili hapi sezonin e dimrit mbrëmjen e djeshme dhe rikthimi i tyre bashkë rezultoi të ishte një sukses i vërtetë./Afp.al/

loading...
loading...