Kupa e Serbisë/ Ekipi i Crvena Zvezda ndalohet dhe kthehet mbprapsht në kufi me Kosovën

Kupa e Serbisë/ Ekipi i Crvena Zvezda ndalohet dhe kthehet mbprapsht në kufi me Kosovën
Autobusi i Crvena Zvezda dhe tifozët e saj janë ndalur në kufi nga policia e Kosovës dhe janë kthyer mbrapsht.

Policia e Kosovës ka dhënë urdhër për moslejim të hyrjes së autobusit me futbollistët e klubit të futbollit serb, i cili arriti të mërkurën ne mesdite në vendkalimin kufitar Jarinjë në veri të Kosovës.

Lojtarët ishin nisur drejt Zveçanit për të zhvilluar takimin me Klubin e Futbollit “Trepça” nga Mitrovica Veriore, në kuadër të Kupës së Serbisë.

Futbollistët e ekipit Crvena Zvezda janë kthyer në Beograd nga vendkalimi kufitar në Jarinjë, ndërkaq që takimi me ekipin Trepça është shtyrë për të enjten.

Në Jarinjë kanë qenë të pranishme forca të shumta të Policisë së Kosovës, si dhe hyrja në Kosovë u është ndaluar edhe tifozëve që ishin nisur drejt Mitrovicës së Veriut.

Më herët, Federata e Futbollit të Kosovës, ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të mos lejojë zhvillimin e këtij takimi si dhe hyrjen e Klubit të Futbollit Crvena Zvezda në Kosovë./Afp.al

loading...
loading...