Ngjela: Erdhën me çorape në Tiranë, ku dallojnë politikanët e sotëm me Zogun dhe pse ata i pret dënimi!

Ngjela: Erdhën me çorape në Tiranë, ku dallojnë politikanët e sotëm me Zogun dhe pse ata i pret dënimi!
Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do t'iu duhet që të mbrojnë pronat.

Ngjela shprehet se ata kanë ardhur me një palë çorape dhe pronat dhe pasuritë marramendëse i kanë marrë kur ishin në pushtet.

"Ata e dinë që janë nën akuzë, kushtetuta i ka nën kontroll penal. Sapo të fillojë reforma këta hyjnë në hetim".

"Nuk më duhet mua çfarë akuzash, nuk e keni parë ligjin? Ligji prezumon të fajshëm, vetë e kanë bërë ligjin,unë e kam bërë ligjin?", tha Ngjela, i ftuar Në Top.

Shumica e politikanëve kryesorë do të kenë probleme me ligjin, tha Ngjela, sapo të fillojë nga puna, Prokuroria e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme.

"Këta duhet të provojnë që janë të pafajshëm. Kanë apo nuk kanë prona si mendon ti pa prona janë këta", theksoi Spartak Ngjala.

"Ata i kanë të ligjshme pronat, por kanë ardhur me një palë çorape. I kanë marrë pronat duke qenë në pushtet. Asgjë nuk është e ligjshme në  botë po ke marrë prona duke qenë në pushtet. E pe Ahmet Zogun, pse si mori pronat? Sepse  gjithë ndërkombëtarët thanë mos ja jepni, sepse i ka marrë duke qenë mbret. Ju lutem dhe kishin të drejtë", tha Spartak Ngjela./afp.al

loading...
loading...