Panair për ata që duan të studiojnë në Europë, Ambasada e BE-së në Tiranë fton të gjithë studentët

Panair për ata që duan të studiojnë  në Europë, Ambasada e BE-së në Tiranë fton të gjithë studentët
Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë bëri thirrje për të gjithë studentët e interesuar që duan të studiojnë në vende të ndryshme të Europës, që të vizitojnë më 26 Tetor panairin që do të mbahet me këtë rast.

"A jeni të interesuar të studioni në Evropë? Ejani dhe vizitoni panairin e Studimit në Evropë më 26 Tetor në Tiranë për të mësuar më shumë rreth mundësive të studimit në Evropë. Një mundësi unike për të takuar Universitetet Evropiane dhe institucionet arsimore në një vend", ishte mesazhi i Ambasadës së BE-së në Tiranë./ Afp.al

loading...
loading...