Pas “luftës” vjen paqja, Xhaka dhe Shaqiri do t’i mungojnë me arsye Zvicrës ndaj Danimarkës

Pas “luftës” vjen paqja, Xhaka dhe Shaqiri do t’i mungojnë me arsye Zvicrës ndaj Danimarkës
Nuk ka më çështje shqiptarësh te përfaqësuesja zvicerane.

Edhe pse Zvicra ka arritur rezultate të mira në eliminatoret e Europianit 2020, në ndeshjen fundit u raportuan probleme mes dy lojtarëve me origjinë shqiptare, Xherdan SHaqirit dhe Granit Xhakës, me trajnerin e ekipit përfaqësues helvet.

Polemikat për shiritin e kapitenit me protagonistë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, sollën bojkotin e këtij të fundit nga kombëtarja zvicerane.

Por edhe pse palët janë pajtuar, të dy futbollistët me origjinë shqiptare ka pak gjasa që të luajnë në ndeshjet kualifikuese të Tetorit.

Xherdan Shaqiri mësohet se i ka sheshuar polemikat me trajnerin Vladimir Petkoviç, duke pranuar të rikthehet në gjirin e përfaqësueses. Por mesfushori teknik i Liverpulit vuan një dëmtim, çka e detyron atë të mungojë në ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Zvicrës, ndaj Danimarkës dhe Irlandës.

Zviceranët po vëzhgojnë gjithashtu situatën e kapitenit Granit Xhaka.

Bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, pritet të lindë javën e ardhshme. Mesfushori i Arsenal ka lajmëruar klubin dhe përfaqësuesen se duhet të vendosë familjen e tij para futbollit, ndaj edhe ka vendosur të jetë pranë saj, për të shijuar momentin, kur edhe pret të bëhet baba për herë të parë. /Afp.al

loading...
loading...