"Po falimentojmë!", fermerët në protestë, bllokojnë aksin Berat-Lushnjë

"Po falimentojmë!", fermerët në protestë, bllokojnë aksin Berat-Lushnjë
Fermerë të qarkut Berat kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një protestë.

Ata kanë bllokuar edhe aksin kombëtar, Lushnje-Berat, në vendin e quajtur Ura e Kuçit.

Protestuesit ankohen se prodhimet e tyre nuk po gjejnë treg, për shkak të prodhimeve që futen nga jashtë, ndërsa theksojnë se ata nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.

Ata shprehen se kanë investuar të gjitha paratë që kishin dhe janë vënë në vështirësi, duke qenë jo vetëm në prag  falimentimi, por edhe të mbijetesës.

Në këto kushte, ata ankohen se e tëra puna e tyre po shkon dëm dhe kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

Ka pasur vazhdimisht protesta se nuk ka mbrojtje dhe as treg për produktet vendase, duke qenë se mungojnë politikat favorizuese të zhvillimit të bujqësisë. /Afp.al

loading...
loading...