Po vjen SPAK-u! Drejtuesja e Krimeve të Rënda planifikon të ardhmen, letër KLP-së

Po vjen SPAK-u! Drejtuesja e Krimeve të Rënda planifikon të ardhmen, letër KLP-së
Në pritje të SPAK, Donika Prela i është drejtuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë të Prokurorisë, së cilës kërkon emërimin e saj, si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Donika Prela është aktualisht drejtuese e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

KLP ka pranuar se i ka mbërritur një kërkesë e tillë dhe po shqyrtohet nga Komisioni i Karrierës.

Shkresa është depozituar në KLP në ditët e para të tetorit.

Prokuroria për Krime të Rënda, me krijimin e SPAK do të shkrihet, ç’ka me shumë mundësi për Donika Prelën do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit, ku ka edhe emërimin./Afp.al/

loading...
loading...