Qeveria shqiptare nuk ka ende një faturë financiare për dëmet e tërmetit

Qeveria shqiptare nuk ka ende një faturë financiare për dëmet e tërmetit
Qeveria shqiptare nuk e ka akoma një faturë financiare të kostove që duhet të paguajë nga pasojat e tërmetit të rënë më datën 21 shtator 2019.

Ministria e Financave, Anila Denaj thotë se bashkitë janë akoma duke llogaritur dëmet, të cilat më pas do t’i nisen ministrisë që të alokohet fondi financiar.

Do të duhet një rishikim buxheti, - u shpreh Ministria e Financave për të mbyllur këtë faturë financiare pasi fondi i emergjencave nuk e mbulon dot.

Tërmeti i rënë në 21 shtator ka dëmtuar një numër të konsiderueshëm banesat dhe biznesesh kryesisht në bashkitë e Tiranës, Vorës, Durrësit, Elbasanit dhe Lezhës.

loading...
loading...