Rama rrëfen çfarë po ndodh me negociatat për kufirin detar me Greqinë

Rama rrëfen çfarë po ndodh me negociatat për kufirin detar me Greqinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk ka rrezik fqinjë për integrimin e vendit në Bashkimi Evropian.

Reagimi i Ramës vjen ndërsa në muajt e fundit Greqia ka paralajmëruar me veto kundër Shqipërisë në rrugën e integrimit nëse nuk do të respektohet minoriteti.

Por a ka rrezik real nga Greqia? Kryeministri Rama thotë jo, ndërsa sqaron edhe pozicionin e ri të Athinës.

"Greqia nuk është një vend skeptik, por ka disa pika që lidhen drejtpërdrejt me këndvështrim për marrëdhëniet bilaterale. Ndryshimi i qeverisë ka bërë që disa gjëra të rifillojnë në procesin e një informimi reciprok dhe jam besimplotë që ne me Greqinë do të ecim, pasi kemi hapur një rrugë dhe do ta çojmë përpara" tha ai.

Por ku ka mbetur marrëveshja për kufirin detar? "Nuk kemi diskutuar për atë, por nuk ka asnjë arsye për t'u kthyer në pikën zero, por për të komunikuar më shumë dhe rakorduar pozicionet dhe për të kuptuar ku gjendemi në raport me qeverinë e re greke" tha Rama i intervistuar sonte nga Report Tv.

loading...
loading...