"Barra aktuale për sistemin e imigracionit amerikan duhet të lehtësohet para se të jetë përsëri e mundur të pranojmë një numër të madh të refugjatëve" tha Departamenti i Shtetit, në një deklaratë.
Në të njëjtën kohë, presidenti, Donald Trump, lëshoi një urdhër ekzekutiv duke thënë se administrata e tij, do të kërkonte miratimin e qeverive shtetërore dhe lokale për të sistemuar refugjatët në komunitetet e tyre.
Çështja e emigrantëve ka qenë ndër prioritetet kryesore të presidentit amerikan, Donald Trump, që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2017.
Një nga aktet e tij të para pas marrjes së detyrës ishte lëshimi i një urdhri që lejonte numrin maksimal të refugjatëve atë vit në 50.000, më pak se gjysma e numrit që ish-presidenti, Barack Obama, kishte caktuar disa muaj më parë.