Shtyhet gjyqi për Kopshtin Botanik, Veliaj: Ku i keni studimet shkencore dhe ku ishit kur PD-ja e shtroi atë me asfalt!

Shtyhet gjyqi për Kopshtin Botanik, Veliaj: Ku i keni studimet shkencore dhe ku ishit kur PD-ja e shtroi atë me asfalt!
Kopshti Botanik përfundon në gjyq. Rektori dhe Asambleja e Shkencave të Natyrës e ka paditur vendimin e qeverisë për kalimin e Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Sakaq, sot u zhvillua procesi gjyqësor, mbi këtë çështje, por ajo u shty për shkak të palës së qeverisë.

Duke folur për debatin në lidhje me një VKM për ndërhyrje në Kopshtin Botanik, kryebashkiaku Erion Veliaj ka akuzuar Rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, se është pjesë e një skeme korruptive.

Veliaj tha se përfaqësuesit e fakultetit duhet të merren me studime shkencore, që mungojnë, dhe me plagjiatura që triumfojnë, dhe jo me politikë, pasi pretendoi se PD-ja shtroi asfalt në Kopshtin Botanik, dhe askush nuk e ngriti zërin.

“Këta janë një tufë me avdallë që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin. Sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata, këta botanistët, këta dashnorët e shkencës", tha Veliaj.

"Këta që ju keni vite jete sa kanë ata vite në pushtet, s’kanë prek një lopatë me dorë edhe kjo u sjell alergji, se si kalaja, si liqeni si amfitearti, këta që ju dhimbset gjëja publike, peng i 5 mijëlekshave të nuseve, ju garantoj ata që duan të bëjnë shkencë që jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë por do keni më shumë hapësirë, kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë. Ata që duan të bëjnë shkence e s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletërrufe, nën siglën e një partie".

Veliaj akuzoi edhe Rektorin e UT. Mynyr Koni.

'Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, as një mesazh që mirëpret studentët".

"Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në kryeqytet".

Kopshti botanik s’është monypol i Mynyrit, por pronë edhe e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, theksoi Veliaj.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka hedhur në gjyq qeverinë dhe bashkinë për vendimin.

Drushku theksoi se bashkia e Tiranës nuk ka asnjë të drejtë mbi atë kopësht pasi ai nuk është një kënd rekreativ, por një qendër kërkimore për fakultetin. “Ne nuk do të ndalemi, kopshti është dhe duhet t’i mbetet universitetit.

Dekani paralajmëroi se do të vijojnë protestat ndaj vendimit të Qeverisë dhe numri i pjesëmarrësve do të rritet. Ai gjithashtu kritikoi deklaratat që po bëhen nga zyrtarët e bashkisë daj drejtuesve të fakultetit, të cilët kundërshtojnë vendimin.

Vendimi për t’ja kaluar Kopshtin Botanik në varësi bashkisë ka shkaktuar edhe reagime politike.

PD dhe LSI akuzojnë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se kanë në plan të ndërtojnë aty pallate.

Dekani i Shkencave në Natyrës, pas seancës së sotme, shtoi se fakulteti është i vendosur të mbrojë me çdo kusht këtë pronë publike, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më 29 shtator. /Afp.al

loading...
loading...