Tiranë, policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje

Tiranë, policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në familje
Tiranë - Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe fëmijët, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sakaq sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë të cilat ky shtetas i mbante në banesë pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 arrestuan në flagrancë shtetasin: A. V., 42 vjeç, banues në fshatin Vilëz në Zall Bastar/Tiranë. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve (bashkëshortes, djalit dhe vajzës).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Në foton që ju sjell Albanian Free Press gjendet arma e sekuestruar.

Tjetër rast dhune në familje po në Tiranë

 

Nga Komisariati i Policisë Nr.6 u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh. Xh., 54 vjeç, banues në Ndroq/Tiranë.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit (bashkëshortit të motrës).

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Xh., për veprën penale "Dhunë në familje".

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tjetër arrest, për plaçkitje

Sakaq sot arrestuar në flagrancë dhe një shtetas tjetër për plaçkitje.

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë e ditur pasditen e sotme se u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha” ky shtetas i ka vjedhur brenda automjetit, telefonin celular shtetasit E. G.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç., për veprën penale "Vjedhja".

loading...
loading...