Tragjike! E lanë në shtëpi të pushojë, kur kthehen prindërit gjejnë të pajetë 24-vjeçarin shqiptar

Tragjike! E lanë në shtëpi të pushojë, kur kthehen prindërit gjejnë të pajetë 24-vjeçarin shqiptar
Dy prindërit shqiptarë e kanë gjetur në dhomë të pajetë, në rrethana ende të paqarta, djalin  e tyre 24-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në Pontetetto:

Aldi Cala, një djalë i ri me origjinë shqiptare, 24 vjeç, prej disa kohësh jetonte me familjen në Itali.

Ai nuk iu përgjigjej thirrjeve të prindërve të tij, të cilët lajmëruan menjëherë mjekët, por ata nuk mund të bënin gjë tjetër, veçse të deklaronin vdekjen e tij. Madje mjekët thanë se i riu kishte humbur jetën shumë orë para se të kërkohej ndihma mjekësore.

Të shtunën në mëngjes nëna dhe babai i tij kishin vendosur të riun ta linin të pushonte, pasi ai ishte kthyer vonë natën e kaluar. Pasdite, megjithatë, ata kuptuan se djali nuk ishte zgjuar akoma. Të alarmuar, ata hynë në dhomë dhe e gjetën atë të pajetë në shtrat.

Menjëherë, edhe pse u thirr urgjenca, të cilët dërguan një ambulancë, ekipi mjekësor nuk mundi të bënte asgjë për Aldin, për të cilin u tha se kishte ndërruar jetë prej disa orësh.

Sipas hetimeve të para nuk u gjetën shenja dhune: trupi i tij u dërgua në morgun e "Campo di Marte", në pritje të autoritetit gjyqësor, i cili me siguri do të kërkojë ekzekutimin e një autopsie./Afp.al

loading...
loading...