U hodh dje nga kati i 6-të i pallatit, motivi dhe gjendja e fundit shëndetësore e portierit të Partizanit

U hodh dje nga kati i 6-të i pallatit, motivi dhe gjendja e fundit shëndetësore e portierit të Partizanit
Aldo Teqja është duke zhvilluar sfidën më të vështirë në karrierën e tij, ndërsa ende pa kaluar 24 orë nga ngjarja, nga spitali raportohet se portieri i Partizanit e ka kaluar rrezikun për jetën, madje aktualisht ai nuk ndodhet më në reanimacion.

Futbollisti 24 vjeçar i Partizanit, pak orë pas ndeshjes së djeshme me Teutën e Durrësit, është hedhur nga kati i gjashtë i banesës së tij, në rrugën “Medar Shtylla”.

Ndryshe nga ajo çka pretendoi policia, klubet e Partizanit dhe FSHF e konsideruan aksidentale ngjarjen, me shpresë  se portieri do të kalojë momentin e vështirë.

Sipas informacioneve nga stafi spitalor, Teqja ka pësuar dëmtime në mushkëri dhe pas mbërritjes në spital, ku mori ndihmën e parë, u tha se ai është jashtë rrezikut për jetën. Kjo për faktin se nuk ka dëmtime në organet kryesore. Por megjithatë, gjendja e tij shëndetësore mbetet për t’u parë gjatë orëve në vijim, pasi lartësia nga ku ai ra ishte  e madhe.

Mësohet se gjatë rënies nga kati i 6-të ka qenë një tendë e një lokali që besohet se e ka shpëtuar nga rreziku për jetën futbollistin e ekipit kryeqytetas. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pas rënies ndihma portierit Teqja i ka ardhur në moment.

Mbi motivin, që e ka shtyrë të kryejë aktin e rëndë, dyshohet se lojtari ka pasur një debat me partneren e tij para ngjarjes.

Në gjendje të rënduar psikologjike ai ka bërë veprimin e papritur. Madje Teqja mbante në duar në momentin e hedhjes bizhuteri me vlerë, që dyshohet që të jenë të parneres së tij, të cilat ajo ia kishte kthyer atë ditë, pas një konlikti mes tyre.

Ngjarja e ish-portierit të Skënderbeut, aktualisht pjesë e Partizanit, si dhe ish-portier i Kombëtares U-21, tronditi opinionin e gjerë sportiv dhe atë publik.

Në ambjentet e spitalit, përveç familjarëve dhe të afërmve, kanë shkuar thuajse të gjithë shokët e skuadrës dhe drejtuesit e Partizanit, si dhe ata të Skënderbeut, por edhe përfaqësues të FSHF-së, dhe tifozë të shumtë, për t'u solidarizuar dhe për t'i dhënë mbështetje portierit që të kalojë momentin e vështirë në jetë./Afp.al/

loading...
loading...