Ushtroi dhunë ndaj të atit, në pranga 34-vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj të atit, në pranga 34-vjeçari
Policia arrestoi një 34-vjeçar, nën akuzë se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij në banesë.

Në pranga ra shtetasi me iniciale A.R, i cili sipas policisë, për motive të dobëta ka dhunuar të atij, E.R, 59-vjeç, ndërsa çështja i kaloi prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë, Lushnjë:

Ushtron dhunë fizike ndaj babait, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-A.R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E.R, 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje". /Afp.al

loading...
loading...