“Forbes”: Shqipëria është shumë e afërt me Kinën

“Forbes”: Shqipëria është shumë e afërt me Kinën
“Pavarësisht se janë përtej detit Adriatik nga Italia, Shqipëria është shumë e afërt me Kinën në shumë aspekte, si të ishte një nga partnerët kryesor për tregtinë. Nga mijëra milje larg, investimet kineze janë duke ndihmuar në modernizimin e Shqipërisë”.

Kështu thuhet në një artikull të prestigjiozes “Forbes”, sipas të cilës, Kina është bërë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë, duke lënë pas partnerët tradicionalë si Turqia dhe Greqia.

Artikulli i veçantë i dedikohet marrëdhënieve ekonomike që Shqipëria ka me Kinën.

Duke cituar faktin se kryeparlamentari Ilir Meta ishte në Pekin në tetor për të nënshkruar një marrëveshje me “PouerChina”, një koncorcium ky në fushën e ndërtimit dhe të ujitjes për projekte në Shqipëri.

Në artikull nënvizohet gjithashtu edhe fakti se ndërkohë SHBA-të, po mbështesin Shqipërinë për zbatimin e  reformës në sistemin e drejtësisë ç’ka do të çonte edhe në vendosjen e rregullave të qarta por edhe rritjen e transparencës së qeverisë.

/afp.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: