Indeksi i Fuqisë Luftarake: SHBA renditet e para, Rusia e dyta

Indeksi i Fuqisë Luftarake: SHBA renditet e para, Rusia e dyta
Indeksi i Fuqisë Luftarake (Global Firepower Index), një tregues ky i cili përpilon listën e fuqive më të mëdha ushtarake në botë, bazuar në 50 faktorë, ka vlerësuar së fundmi se Amerika renditet si fuqia më e madhe luftarake në botë. Pas saj renditet Rusia dhe më tej, e treta në listë gjendet Kina.

Sa i përket rajonit tonë, Shqipëria gjendet në vendin e 90-të; Serbia në të 83-tin; Kroacia në vendin e 68-të;  Greqia në vendin e 68-të;   Turqia në vendin e 68-të;  kurse Kosova dhe Maqedonia nuk janë përfshirë fare.

SHBA

Fuqia ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka indeksin 0.0897 dhe numëron  1.4 milion ushtarë aktivë dhe 1.1 milion në rezervë. Ata kanë 8,848 tanke, 41,062 automjete të blinduara luftarake, 1,934 armë (artileri) vetëlëvizës dhe 1,331 sisteme raketore. SHBA ka forcën më të madh ajrore në botë, me 13,444 aeroplanë ushtarakë dhe 6,084 helikopterë. Gjithashtu , SHBA ka marinën më të fuqishme në botë, e cila ka një total prej 415 anije, përfshirë 19 transportues avionëve dhe 75 nëndetëse.

Rusia

Ajo ka 766,055 ushtarë aktivë, e 2,485,000 në rezervë. Rusët kanë më së shumti tanke, afro 15,398; 31,298 mjete të blinduara; 5,972 armë vetëlëvizëse; dhe 3,793 sisteme raketore. Ata kanë 3,547 aeroplanë dhe 1,237 helikopterë. Marina ruse ka edhe 352 anije, nga të cilat 60 nëndetëse.

 Kina

Kinezët kanë 2,335,000 ushtarë aktivë dhe 2,300,000 në rezervë. Ushtria e Kinës ka 9,150 tanke, 4,788 mjete të blinduara, 1,710 armë vetëlëvizëse dhe 1,770 sisteme raketore. Ata kanë 2,942 aeroplanë, 802 helikopterë. 714 anije (nga të cilat 68 nëndetëse).

n.e/AFP.al/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: