Dhuna në Maqedoni, Zaev: Skenar për vrasje në Parlament

Dhuna në Maqedoni, Zaev: Skenar për vrasje në Parlament
Zoran Zaev, kreu i LSDM i cili u dhunua nga protestuesit, ka folur sërisht lidhur me dhunë që mbërtheu Kuvendin e Maqedonisë, ku trazirat dhe tensionet në vend vijojnë të jenë të forta.

Sipas tij, dhuna në Kuvend u koordinua me forcat policore dhe se përgjegjës për gjithë këtë situatë është Presidenti Ivanov.

“Dhuna që ndodhi dje nuk është vlerë demokratike. Dhuna mbi gazetarët është e iniciuar nga Nikolla Gruevski, Ivanov, Vlenaovski,Çavkov dhe bashkëpunëtorë të tyre, të ci  i prek ajo që po vjen drejtësia. Ato që ndodhën mbrëmë  janë rezultat i mbetjeve të regjimit që po shërbehet. Ngjarjet e djeshme ishin test për vendin dhe për gjithë qytetarët”, tha Zaev.

Zaev nënvizoi se dhuna e djeshme ishte tentim për vrasje me plan dhe e menduar mirë. “Sjellja e tyre, mënyra direkte ku janë individët që ka qenë fokusi i tyre. Kjo dje ishte tentim për vrasje”, tha Zaev.

Ai ju drejtua popullit, që të qëndrojnë të qetë dhe që tmos bien pre e provokimeve.

“Ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Në rrugën e drejt jemi. Në zgjedhje shumica jemi përcaktuar për zgjedhje. Është bërë hapi i parë, është e rëndë për shkak se kemi punë me njerëz të pamatur, por jemi bashkë të gjithë, qytetarët BE, SHBA, NATO, të gjithë, tek ne e shohim motorin e stabilitetit e vendit dhe rajonit”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: