Gruevski: Nuk do lejojmë të shkelet karakteri multietnik i vendit

Gruevski: Nuk do lejojmë të shkelet karakteri multietnik i vendit
Ish-kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevki, ka thënë se Maqedonia është dhe do të mbetet nj vend që do të respektojë kulturën, gjuhën dhe përkatësinë e saj politike.

Gjatë një takimi me shoqata të bashkësisë rome në Maqedoni me rastin e 8 prillit (Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom, ai ka thënë se do të dalë kundër të gjithë atyre që do të tentojnë të shkelin mbi karakterin multietnik të shtetit.

“Ne gjithnjë jemi  krenuar me shoqërinë tonë multietnike dhe multikulturore, që kemi ndërtuar. Prej këtu, obligimi ynë është që këtë shoqëri dhe këtë model të jetës së përbashkët ta mbrojmë dhe ta ruajmë për brezat e ardhshëm. Të gjithë së bashku do t’i kundërvihemi atyre që tentojnë të shkelin mbi karakterin multietnik dhe unitar të shtetit, për shkak se rrezikon të ardhmen e vendit”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: