
Kosova voton më 11 qershor. Presidenti caktoi datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas një takimi me partitë politike.
Kuvendi ka pranuar vendimin e Presidentit Thaçi se zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 qershor 2017.
Përfaqësuesit e 20 partive kërkuan këtë datë, ndërsa Presidenti po konsideronte edhe 18 qershorin, në bazë të Kushtetutës së Kosovës, e cila parashikon që procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbahet ditë të diel, jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 nga shpërndarja e Parlamentit.
Në tryezën e partive munguan përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Kryeministrit Mustafa.
Si kryetar i kësaj partie, pak minuta para takimit të thirrur në Presidencë nga Thaçi, Mustafa postoi një mesazh në rrjetet sociale ku njoftonte mbledhjen e Kryesisë gjatë ditës.