Romancë në tryezë, këshilla për darkën “magjike” të Shën Valentinit

Romancë në tryezë, këshilla për darkën “magjike” të Shën Valentinit
Dita e Shën Valentinit është një rast i përsosur për t'i ofruar një drekë apo darkë të veçantë partnerit. Dhe mos u frikësoni! Edhe nëse nuk keni shumë kohë ose nuk jeni kuzhinier i mirë me notën dhjetë, do të gjeni mjaft receta të shpejta, të lehta dhe të shijshme, të përsosura për një mbrëmje romantike për dy.

Frutat e detit të rafinuara, të cilat mund t’i përgatisni me recetën e karkalecit dhe koktejit të frutave ose me atë të spagetit me butakë të papërpunuara, pastaj vazhdoni me një tartare të lehtë ton.

Dhe mos harroni ëmbëlsirën, me zemrën spektakolare me fruta pylli, që do të jetë një sukses i garantuar.

 Koktej me karkaleca dhe fruta

Një sallatë me fruta deti, delikate dhe e freskët, por edhe afrodiziakë që përmban karkaleca rozë, ananas, shegë, portokall, sallatë mikse, limon, martini dry, vaj ulliri, kripë, hudhra.

Tartar me peshk ton

Fileto peshku ton të freskët, disa kokrra stika, rrush i thatë i kuq, qepë të njoma, 3 cironka të kripura në vaj, capperi, lëng limoni, piper, vaj ulliri.

“Kafshata” me salmon

Salmon, kos natyral, piper, brusketa të vogla me erëza, qepë të njoma, kripë.

Zemër me fruta pylli

Krem qumështi i rrahur, dy rrathë me pandispanjë të gatshme, fruta pylli sipas shijes, krem pastiçerie, sheqer pluhur.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: